Xhevahir Zhabina tha për “SOT” në Euronews Albania se operacioni që goditi 8 grupe kriminel nuk do të ketë ndikim domethënës te këto grupe, pavarësisht se mund të konsiderohet një grup i suksesshëm.
“Nga 32 urdhër arreste që SPAK i konfirmoi në Gjykatën e Posaçme policia ka arritur të ekzekutojë vetëm 18 dhe 14 persona nuk janë të arrestuar, nuk janë gjetur, pavarësisht se SPAK-u dhe policia thonë se operacioni vazhdon shumë pak mundësi ka që këta persona të arrestohen,” – argumentoi Zhabina.
Ndërkohë sa i takon emrit të operacionit “Golden Bullet”, gazetari tregoi se lidhet me plumbin që ka marrë Nuredin Dumani. Ai është personi që bën bashkë të gjitha këto grupe kriminale dhe si pasojë e arrestimit të tij fillimisht po zbërthehen një sërë ngjarjesh kriminale dhe po arrestohen elementë të tjerë kriminal.
LEXONI GJITHASHTU: