Arrestimi i Kajmakut, Balliu: Lidhjet e Ramës me krimin vërtetohen çdo 6 muaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se në Partinë Socialiste ka individë të inkriminuar, sikurse ish-kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku i cili u arrestua me 20 kg kokainë në Itali pak javë më parë.

Në emisionin ”Sot” në ”Euronews Albania”, Balliu u shpreh se lidhjet e kryeministrit Edi Rama me organizatat kriminale, vërtetohen çdo 6 muaj në Shqipëri.

”Kur dalin me dhjetëra kajmakë në Partinë Socialiste, duket që është një sistem. Nuk quhet rastësi nëse përsëriten disa herë. Lidhjet e Edi Ramës me organizatat kriminale vërtetohen të paktën një herë në gjashtë apo shtatë muaj në Shqipëri”, tha Balliu.

Sipas tij, Agim Kajmaku ishte një prurje direkte e Edi Ramës, teksa shtoi se kjo përbën lidhjen e politikës me krimin e organizuar që garanton vota.

Agim Kajmaku u arrestua së bashku me nipin e tij rreth dy javë më parë Ascoli. Rreth 20 kilogramë kokainë u gjetën në disa vazo lulesh të cilat ishin blerë nga Kajmaku në Grotomare.

Kjo nuk është hera e parë që Agim Kajmaku ka pasur problem me drejtësinë.

Në kohën kur ai mori drejtimin e Bashkisë së Vorës u vërtetua se kishte fshehur një dënim për falsifikim parash të marrë në Greqi në vitin 2003.

Kajmaku u shkarkua nga detyra dhe u hetua nga prokuroria shqiptare për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit duke qënë se nuk e kishte deklaruar dënimin e gjykatës greke.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...

Sondazh