Disa ditë më parë, Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara i dha fund mbrojtjes kushtetuese për abortin, që ka qenë në fuqi prej thuajse 50 vitesh.
Kjo shkaktoi një reagim të fortë dhe protesta, pasi vendimi u shoqërua me mbylljen klinikave të abortit në disa shtete amerikane.
Avokatja Margarita Kola tha për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, se e drejta e abortit nuk është një e drejtë e shkruar në kushtetutën amerikane, e cila është hartuar në vitin 1787.
“Gjykata Supreme në SHBA ka thënë që e drejta e abortit nuk është një e drejtë e shkruar në kushtetutën amerikane, e hartuar në vitin 1787. Në vitin 1787 kur kjo kushtetutë është shkruar, ka qenë e sanksionuar dhe shkruar e drejta për jetën. Nuk është e shkruar e drejta për abortin”, u shpreh ajo.
Sipas Kolës, Gjykata Supreme ka deklaruar se në lidhje me abortin, çdo shtet në SHBA duhet të vendosë vetë.
“Shteti i Misisipit ka ligj, nëse ka kaluar shtatzanëa në mbi 15 javë, nuk lejohet të bëhet aborti. Sipas Gjykatës, meqë është një e drejtë e cila nuk është e shkruar në kushtetutë, ne ja hedhim këtë të drejtë popullit. Sovrani vendos nëpërmjet ligjeve përkatëse që ka çdo shtet. Këtë ka thënë Gjykata, le ta vendosë secili shtet vetë.”, theksoi Kola.
LEXONI GJITHASHTU