Ekonomisti dhe autori i librit “Mashtruesit financiarë”, Ardian Civici thotë se këta persona janë gjenialë, pasi arrijnë që të gjejnë dobësitë e sistemit dhe mbi të gjitha mendjes njerëzore.
Për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, Civici tregoi disa nga rastet e mashtrimeve në botë.
“Mashtruesit financiarë janë gjenialë sepse arrijnë që të gjejnë dobësitë e sistemit dhe mbi të gjitha mendjes njerëzore. Për çdo mashtrim në vetvete, quhet mashtim dhe jo vjedhje me dhunë sepse ka brenda mekanizmin psikologjik apo financiar.
Historia fillon që në Romën e vjetër kur dy persona arritën që të mashtronin një nga më të pasurit e Perandorisë Romake duke i shitur Perandorinë Romake bashkë me perandorin. Siç është edhe rasti i shitjes Eiffel, Shtëpia e Bardhë. Kanë ndodhur çudira nga më të ndryshmet”, tha Civici.
LEXONI GJITHASHTU