Pensionet e politikanëve shqiptarë 8-10 fish më shumë se të qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Shqipëria jep qindra milionë lekë çdo vit për pensionet e përfaqësuesve apo ish-përfaqësuesve politikë në  qeverisje dhe parlament. Këto pensione të majme janë deri 8 deri në 10 fish më të larta se pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë shqiptarë, pagesat e të  cilë ve janë  më të ulë tat në rajon dhe në Evropë. Nëse një pensionist shqiptar merr 14 mijë lekë të reja në muaj, një deputet shqiptar merr pension suplementar nga 40,000 deri në 120 mijë lekë te reja në muaj.

Po sa para përfitojnë ata në formë pensioni pasi lënë mandatin? Kush përfiton dhe si? A është e drejtë që ata të marrin pensione kaq të larta duke marrë parasysh standartin ekonomik të Shqipërisë?

Edhe pse niveli i Parlamentit dhe angazhimi i deputetëve ka qenë në rënie, kjo nuk ka përjashtuar përfitimet që ata gjithësesi kanë marrë dhe do të marrin në të ardhmen. Të dhënat e skemës së pensioneve suplementare tregojnë se shteti shqiptar jep cdo vit rreth 50 milionë euro për pensionet suplementare dhe diku tek 5 milionë euro vetëm për zyrtarët dhe ish-zyrtarët shtetërore.

Por le të  kuptojmë  pak se çfarë janë pensionet suplemenatare, kush i përfiton sipas funksioneve dhe përse u jepen politikanëve?

Ligji “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” është miratuar që në vitin 1996. Qëllimi është dhënia e një pensioni për kontributin e kryer gjatë mbajtjes së detyrës shtetërore. Janë dy grupe zyrtarësh që sipas këtij ligji përfitojnë pensione suplementare.

Sipas ligjit janë: “Presidenti i Republikës. Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe të barazuar me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputetët e Kuvendit.

Lista ë shtë  shumë  e gjatë  dhe vazhdon me të  tjera pozicione. Dhe po kaq shumë  janë  fondet që  lë vrohen pë r të  paguar kë ta persona në  formë n e pensioneve suplementare. Numri i përfituesve të pensionit suplementar shtetëror për 7 vjet është dyfishuar. Po ashtu dyfishim ka pasur edhe në skemën totale të përfituesve të pensioneve suplementare. Pë r disa ekspertë , ky pension që i kushton buxhetit të shtetit cdo vit miliarda lekë është i ekzagjeruar.

“Nëse do tu referohemi shifrave, përfituesit e pensioneve suplemenatare shtetërore janë në një nr. rreth 1977 ndërkohë që në vitin 2021 ka pasur rreth 3548 përfitues. Ndërkohë që përfituesit total të të gjithë pensioneve suplementare sërish kemi një dyfishim kishim 31 mijë ndërkohë në 2021 kemi 61 mijë. Kjo në këtë rast con që edhe kotributi i buxhetit të shtetit ka rritje”, tha pë r Unpublished Teuta Nunaj Kortoci, eksperte pensionesh.

Sipas të dhënave të raportit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2020, totali i shpenzimeve për skemën e pensioneve suplementare ishte 6,1 miliardë lekë në total ose 50 milionë euro ndërkohë për pensionet shtetërore suplementare, pra për ata që kanë mbajtur funksione shtetërore, përfshirë deputetët, shpenzimet e buxhetit ishin 687 milionë lekë, ose rreth 5,7 milionë euro.

Po si funksionon ky pension suplementar dhe sa vite duhen në Parlament që të përfitohet? Le të marrim në  shqyrtim rastin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

“Një deputet që ka 4 vjet ose tetë vjet pasi le detyrën, përfiton pension suplementar edhe tre vjet të tjera. Sic ishin psh këta deputetët që u futën nga listat, kishin dy vjet, ata marrin, dy vjet, Nëse marrim ata që kanë qenë me vjet në disa legislatura, sic ka qenë psh Ruci, Berisha, Majko, e fitojnë pesnionin për tre vjet. Pastaj pas kësaj, deputetët kanë disa të drejta të tjera, kur plotësojnë moshën për pension pleqërie, krahas pensionit të pleqërisë, që është pensioni mbi bazën e kontributeve, marrin pension suplementar krahas atij të pleqërisë, e përftiton të përjetshëm, sa të ketë jetën njeriu”, tha Kujtim Hoxha, ekspert i pensioneve.

Edhe pse vetë deputetët shqiptarë kontribuojnë me sigurime gjatë  jetë s për një pjesë të vogël të pensionit, pjesën më të madhe e mbulon buxheti i shtetit. Dhe bëhet fjalë për përfitime që shkojnë në dhjetë ra mijëra euro.

“Në kuadrin e punës në Parlament, cdo deputet paguan për pensionin suplementar dhe ky pension për një periudhën 4 vjecare është 3100 euro por duke patur parasysh se kur dalin shqiptarët në pension dhe sa është jetëgatësia e këtij vendi, sipas të dhënave aktuale dhe ato që parashikon INSTAT, i bie që cdo deputet me 4 vite në parlament të marrë 17 vite pension suplementar, të investojë 3100 euro dhe të marrë mbi 80 mijë euro. 25 herë më shumë”, tha pë r Unpublished Erion Piciri, ish-deputet,

Tani le të shohim se sa shkojnë konkretisht në lekë këto pensione suplementare për përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe si krahasohen ato me pensionet që marrin pensionistët e thjeshtë shqiptarë.

“Duke iu referuar edhe ministres që tha se janë të mbrojtur ata që kanë nga 130 euro, ja ky është 150 mijë lekëshi, deputeti merr 8-10 fishin e këtij. Pensioni suplementar shkon në 800, 900, 1 mln, deri 1 mln e 200 mijë lekë por ka edhe pensionin e pleqërisë, dhe duke i bashkuar këto shtohet pensioni”, tha eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha.

Në vitin 2021 një pensionist ka përfituar nga skema e Institutit të Sigurimeve Shoqërore mesatarisht 13,981 lekë çdo muaj, ndërkohë që dhjetë vite më parë përfitonte 10,773 lekë çdo muaj. Pra, në harkun kohor të dhjetë viteve një pensionisti në Republikën e Shqipërisë i janë rritur të ardhurat mesatare me 3,208 lekë.

Në qytet pensioni mesatar i pleqërisë është 14,974 Lekë ndërsa një pension rural pra në fshat merr mesatarisht 8,410 lekë pension pleqërie. Pensioni në fshat është më i ulët se ai në qytet.

Në harkun kohor të viteve 2012-2021 sipas Institutit të  Sigurimeve Shoqë rore numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur çdo vit në rritje. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 në Shqipëri numërohen rreth 670 mijë pensionistë, shifër kjo 1.2 herë më e lartë se ajo e vitit 2012.

Mira Pirdeni është një prej 120 mijë pensionistëve të Tiranës dhe aktiviste e moshimit që jeton në një komunitet, ku të moshuarit po shtohen përherë e më shumë. Sipas saj, disa prej pallateve janë të gjithë të  banuar vetë m nga të moshuarit.

Mira tregon se pensioni që ajo merr cdo muaj është i pamjaftueshëm për të bërë një jetë sociale edhe pse ka punuar një jetë të tërë.

“Unë për vetë kam punuar 35 vjet në ISHP dhe kam 30 vjet që bëj një vullnetarizëm të papaguar dhe pensioni nga 200 ka shkuar në 220 tashi dhe unë kam menduar se kam punuar për një pavarësi finaciare, ndërkohë që unë shoh gjithë kohën duart e fëmijëve të mi. Fatmirësisht ne kemi një shoqëri akoma shumë të ndjeshme. Fëmijë të mrekullueshëm, emigratë që panë gjithë rrugët e botës dhe nuk i lanë familjet e tyre”.

Mira tregoi për Unpublished se të moshuarit në Shqipëri janë të lënë pasdore sa i përket vëmendjes që shteti duhet tju japë për tjua bërë jetesën më të lehtë. Shumë shërbime janë të pa aksesueshmë për moshën e tretë.

 


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here



Etiketimet

Burri i mësueses së vrarë në SHBA, ‘vdes nga pikëllimi’

Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Joe...

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk...

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

TË FUNDIT

Burri i mësueses së vrarë në SHBA, ‘vdes nga pikëllimi’

Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Joe...

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk...

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...