“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte mësim Migjeni si dhe ekipi i Tërbunit janë disa prej aspekteve për të cilat dallon Puka.

“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë në udhëtimin e tyre të radhës se përse duhet vizituar ky qytet dhe rrethinat e tij.

Qyteti ndodhet rreth 60 kilometra në lindje të Shkodrës rrethuar nga majat e larta të Tërbunit, Munellës dhe Krabit, të cilat kanë si karakteristikë kryesore një masiv prej qindra hektarësh pisha, dhjetëra shpella dhe burime të pastra uji.

Sikurse vënë në dukje Loneta dhe Renaldo, qyteti ka një infrastrukturë të mirë, një park pranë një rezervuari që i jep hije qytetit, ndërsa vitet e fundit banorët e zonës kanë investuar duke ngritur dhe bujtina apo hotele.

Pikërisht për të nxitur turizmin, një prej sipërmarrësve të zonës ka ndërtuar një tren lëvizës me rrota në mënyrë që vizitorëve t’u ofrohet një guidë e shpejtë në gjithë qytetin.

Në fund të viteve 30-të në Pukë u zhvendos poeti i shquar Millosh Gjergj Nikolla, njohur me nofkën Migjeni. Ai vuante nga tuberkulozi dhe kërkoi të jepte mësim në Pukë prej ajrit të pastër.

Shkolla ku ai dha mësim “Shkolla Migjeni” sot është një shkollë muze, e cila mban ende sot tryezën dhe sende personale të tij.

Në Pukë prej rreth 20 vitesh dallon një punishte likeresh dhe reçeli vendi që nuk duhet humbur, ndërkohë qyteti është mjaft i lidhur me futbollin dhe ekipin e tij “Tërbuni”, që këtë vit u rikthye në “Kategorinë e Parë” duke rrëzuar Flamurtarin.

Etiketimet

Vidhet banesa në Vaun e Dejës, grabitësit marrin edhe automjetin e parkuar në oborr

Një banesë është grabitur me dhunë në Vaun e Dejës. Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Ashtë, rreth orës 04:25 të mëngjesit ku persona...

Isufi: Pedagogët s’blejnë dot as një botim shkencor, më 17 tetor bojkot i plotë

Ardian Isufi pedagog thotë se pedagogët kërkojnë një rritje me 30 dhe 20 për qind të pagave, të krahasueshme me vendet e rajonit. Në emisionin...

Elon Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për...

TË FUNDIT

Zjarr në një magazinë bujqësore në Korçë

Një magazinë me produkte bujqësore në Petrushë, Korçë ka marrë flakë. 2 zjarrfikëse të Pogradecit dhe 1 e Maliqit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për...

Koreja e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa në përgjigje të Koresë së Veriut

Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar falje pasi një lëshim i dështuar i raketës gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?