English

Projekti i rrugës pa kanalizime, reshjet dëmtojnë asfaltin në fshatin Bestrovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një projekt për rehabilitimin e rrugës së fshatit Bestrovë që ndodhet vetëm 10 kilometra larg Vlorës ka krijuar prolematika të tjera për banorët e zonës.

- Advertisement -

Kanalet kulluese anash rrugës nuk janë ndërtuar, por zbatimi i projektit është ndalur vetëm në hedhjen e shtresës së asfaltit. Ky i fundit është dëmtuar pas reshjeve të ditëve të fundit, duke e kthyer situatën në fshat në pikën zero.

Banorët e zonës, të cilët ju gëzuan fillimit të punimeve, tani ndihen të shqetësuar, pasi pun aka ngecur dhe kanalizimet nuk janë ndërtuar.

“Po nga shirat nga koha, tani po I bëjnë të paktën të na I mbyllin në rregull dhe të na bëjn nja dy kanalizime se I kanë lënë pa bërë në mes të rrugës, ra shiu u grryejtën menjëherë pa hedhur asfaltin, do hedhin asfaltin kot që do e hedhin po sbën kanalet”, tha një burrë.

“Kanalizimin e anës së rrugës që të iki uji mos të prishet xhadeja, e kanë shtruar pa bërë kanalizimin një shi që ra u prish”, tha një e moshuar.

Një pjesë e shtëpive të fshatit nuk janë të lidhura me rrujetin e kanalizimeve dhe për pasojë, sa herë ka reshje, përmbyten. Lagështia është prezente gjatë muajve të dimrit, duke e bërë jetesën të vështirë.

“Vjen gjithë uji I fshatit, vjen kalon këtu, njerzit kanë bace dhe nuk hapin kanale, nuk qarkullon rri aty, lagështirë e papar, mos të hapet kanali në fund, unë mbytem”, tha një grua.

Banorët tregojnë se janë ankuar në Bashkinë e Vlorës për situatën e krijuar, por ende institucioni vendor nuk i ka dhënë zgjidhje problemit.

Punimet e projektit rehabilitues i nisi Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë prej 38.7 milionë lekë dhe afatet e përfundimit kapin fundin e muajit maj, por me problemet e krijuara, duket sikur projekti do të duhet të marrë kohë më shumë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×