Një mori këpucësh të kuqe kanë mbushur sheshin e Zocalo në Meksikë, si një formë për të denoncuar fenomenin e dhunës ndaj grave. Bëhet fjalë për një vepër itinerare, e krijuar një dekadë më parë nga artistja meksikane, Erina Chauvet, motra e së cilës është vrarë.
“Gratë nuk dilnin të flisnin për dhunën ndaj tyre në rrugë. Në këto dhjetë vjet të projektit kam parë se si ka evoluar dhe ndryshuar. Dhe manifestimet që po mbahen tani janë absolutisht të nevojshme, sepse nuk mund të arrihet një ndryshim nëse nuk shikojmë nëse ka apo jo një konformizëm”.
Projekti “Këpucët e Kuqe” filloi rrugëtimin e tij në Juarez, për fat të keq i famshëm për numrin e lartë të vrasjeve ndaj grave.
Sipas Chauvet, këpucët paraqesin mungesën e viktimave. Ngjyra e kuqe, simbolizon gjakun e derdhur, por edhe dashurinë e familjeve për vajzat ose motrat e tyre të vrara.
Sipas shifrave zyrtare, 916 gra u vranë në Meksikë midis janarit dhe nëntorit të 2019, vetëm sepse ato ishin gra, një rritje prej më shumë se 11%, krahasuar me një vit më parë.