English

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton Çmimin e madh për Evropën Juglindore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson se falë këtij projekti të jashtëzakonshëm, tashmë Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin.

“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, nënvizon Veliaj.

Piramida, e cila u ndërtua në vitin 1988 në qendër të Tiranës për të shërbyer si muze i diktatorit, pas 2 vitesh punë (2021-2023) në rikonstruktimin e saj, është hapur tashmë si qendra më e madhe rajonale në vend për inovacionin, Hapësira e Piramidës është transformuar si kurrë më parë në një stoli për qytetin, dhe si një nga vendet më të vizituara nga turistët, që do të vijnë në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?