English

Projektligji i PS për zonat e mbrojtura, Tabaku: I porositur për interesa biznesi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përsëri sot, pas një projektligji të propozuar nga 12 deputetë të Partisë Socialiste që i hap rrugën ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura.

- Advertisement -

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ajo thekson se ky ndryshim i ligjit i porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo dhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik.

“Mbasi ju vunë pronave shtetërore e private, mbasi dhanë leje në plazhe e brigje tashmë i erdhi rradha zonave të mbrojtura!

Janë ngritur 12 deputetë të PS dhe kanë propozuar që meqënëse jemi “në një moment pjekurie intelektuale të shoqërisë” atëherë ka ardhur koha që në zonat e mbrojtura të lejojë ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike, Ndërhyrje të llojit urban (lexo pallate), rekreacional (lexo rezidenca luksoze), infrastrukturë rrugore (rrugët për tek rezidencat luksoze), hekurudha, infrastrukturë energjetike si dhe përfshirë impiantet për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Ky ndryshim i ligjit i porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo dhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik.
Praktikisht fryma e ligjit, i cili është për zonat e mbrojtura, preket dhe kthehet në një ligj për zonat e pambrojtura.

Nga një ligj që ndalon në përputhje me legjislacionin e BE, në një ligj që lejon në përputhje me interesat klienteliste, nga një ligj që rregullon në një ligj që prish tërësisht faunën dhe florën e vendit.

Shkatërrimi pa kthim i pasurive kombëtare natyrore me të cilat krenohemi duke cënuar jo vetëm speciet e rralla, por dhe duke prishur atë që Zoti i ka falur Shqipërisë shoqëruar me interesat klienteliste që do përfaqesohen në këto zona është dëmi i rradhës që pritet të bëhet. Shqipëria në shitje kudo; duket se nuk njihen limite as te natyra!

E të mos harrojmë se sa herë kujtohen disa deputetë socialistë të sjellin një propozim ligjor, ligji është një nga ato që cikësohet kapje e shtetit. Një deputet socialisr solli shtyrjen e afatit të ligjit të Investimeve Strategjike, dy të tjerë sollën ndryshime tek Ligji i Lojërave të Fatit e të gjithë e kemi parë se si kanë shkuar të dy ligjet”- shkruan ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×