English

Prokurorët “në luftën” kundër krimeve në zgjedhje, plani mes OSBE, SPAK dhe KQZ

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme zhvilluan këtë të enjte, një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në të ishin të pranishëm prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, Policia e Shtetit dhe organizata të njohura të shoqërisë civile.

- Advertisement -

Ambasadori Michel Tarran, mbajti fjalën hyrëse, ndërsa mbajtën fjalën e tyre edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Në fjalën e tij, prokurori Çela tha se kjo tryezë është një hap tjetër i bashkëpunimit të gjatë e cilësor. Ai tha se prokuroria e përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bashkëpunojnë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Sipas tij pika kulmore ishte dhe protokolli i koordinimit që u arrit mes prokurorisë së Përgjithshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Posaçme, që mundëson që raportimet për shkeljet gjatë procesit zgjedhor të filtrohen cilësisht për të pasur një reagim në kohën e duhur

“Në muajt  fundit e vitit e kaluar vlerësuam se duhet të koordinonim masat institucionale që lidhen me procesin zgjedhor, për shkak edhe të kompetencave të ndryshme lëndore ishte nevoja e një bashkërendimi mes dy institucioneve për të bërë një mbulim tërësor të gjithë fenomeneve kriminale që lidhen me procesin zgjedhor. Strategjia e prokurorisë së posaçme në lidhje me krimet zgjedhore u pasua nga një udhëzim i përgjithshëm nga ana e prokurorisë së përgjithshme që ka të bëjë me krijimin e sesioneve të posaçme, të përkohshme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Kjo kërkon përfshirjen në këtë organizim edhe të policisë së shtetit me të cilët arritëm një marrëveshje, si dhe me Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Pika kulmore ishte dhe protokolli i koordinimit që u arrit mes prokurorisë së Përgjithshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Posaçme, që mundëson që raportimet për shkeljet gjatë procesit zgjedhor të filtrohen cilësisht për të pasur një reagim në kohën e duhur”,-tha Olsian Çela.

Fjalën në takim e mbajti edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, ai tha se marrëveshja për bashkëpunimin lidhur me krimet zgjedhore do të jetë deri në 25 maj.

Bizhga tha se në zgjedhjet e 2023 nuk ka pasur asnjë incident me të përfshirë punonjës të policisë së shtetit dhe me të njëjtin hap do të vijojë edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Ne nuk do hezitojmë për të proceduar gjithkënd që shkel ligjin. Aktorët politik duhet të jenë më të kujdesshëm me mbështetësit e tyre në terren. Organizimi i policisë për zgjedhjet mendoj se është më i mirë se vitet e kaluar”,-tha Bizhga.

Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ky bashkëpunim do të jetë me dobi dhe ditët dhe javët në vijim do të shikohet angazhimi i vërtetë dhe i përgjegjshëm i tre institucioneve.

Ai bëri gjithashtu një thirrje drejtuar partive politike dhe organizatave civile që të adresojnë të gjitha shqetësimet dhe problematikat që shikojnë në lidhje me procesin zgjedhor.

“Është me rëndësi që çdo shqetësim të adresohet në mënyrë të përshtatshme. Retorikat negative dhe qasjet vetëm mediatike jo vetëm nuk e ndihmojnë procesin, por japin edhe efektin e kundërt”,-tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?