English

Prokuroria u ndalon mediave publikimin e çdo të dhëne të nxjerrë nga hakerat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.

- Advertisement -

“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, AMA dhe AKEP do të mbledhë të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do të mbajë përgjegjësi.

“Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës”, thotë Prokuroria.

Autorët e sulmeve kibernetike në Shqipëri kanë publikuar të hënën email-et zyrtare ku tregoheshin planet për të eliminuar Albin Kurtin dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë, kanë nxjerrë detaje edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?