English

Pronari i restorantit në Pekin përshkruan tre muajt më të vështirë të biznesit dhe ndikimin e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në fillim të shkurtit, në kulmin e krizës së pandemisë së coronavirusit në Kinë, Alex Molina, bashkëthemeluesi i restoranteve zinxhir “Moka Bros” të bazuar në Kinë, i frikësohej më të keqes. 

- Advertisement -

Me “zero klientë” dhe asnjë shenjë drejt përmirësimit, rreth gjysmës së punonjësve të restorantit ju tha të mos vinin më në punë. Shumica e dyqaneve “Moka” ishin mbyllur përkohësisht dhe Molina besonte se së shpejti do të vinte edhe falimentimi. 

Disa muaj më pas, numri i rasteve të coronavirusit ka rënë në nivele shumë të ulta, qytetarët po i kthehen avash-avash normalitetit dhe Moka Bros është akoma hapur.  Por stresi i kësaj situate ka prekur tej mase shumë Molinën dhe pronarët e tjerë. 

“Ka qenë një situatë pak traumatike dhe ndërsa ditët kalojnë gjërat kthehen në një lloj normaliteti të ri”, tha Molina, i cili është edhe drejtuesi kreativ i “Mosto Group” që përfshin Mokën edhe tre marka të tjera më të vogla. “Por kanë qenë tre muajt më të gjatë të jetës sime”. 

Sipas Molinës, pranvera është një ndër sezonet më të mirë të restorantit. Por tani shitjet ditore kanë rënë me rreth 60 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Disa dyqane rrezikojnë të mbyllen përgjithmonë dhe në fund të vitit, humbjet e tyre mund të kenë kapur shifrën e 1 milion dollarësh. Një pjesë e stafit është hequr nga puna, dhe atyre që vazhdojnë të jenë pjesë e restorantit, u janë shkurtuar orët e punës në mënyrë që të ketë vetëm një turn në ditë. Ata gjithashtu kanë shtyrë pagat mujore të stafit dhe janë munduar ta “zbusin situatën” ndaj punonjësve duke njoftuar se të gjithë menaxherëve do t’u ulet paga me 50 përqind. 

Molina, një nënshtetas kolumbian, i cili ka jetuar në Pekin për rreth 15 vite, tha se kompania 13-vjeçare tani po mundohet të fitojë kohë, duke negociuar vazhdimisht me furnizuesit dhe duke kërkuar investitorë për të ngritur fonde. 

Gjatë një dreke nën rrezet e diellit këtë të premte, në filialin më të suksesshëm të Mokës, ka pasur një “fluks” të vogël klientësh, ku shumica e tyre po mbanin maska mbrojtëse deri në momentin që ushqimi dhe pijet ishin në tavolinë. Në restorant ka rreth 60-70 karrige, por sipas rregullave të fundit, aty në mund të ulen më shumë se 30 persona. Nëse vijnë më shumë, klientëve u kërkohet të presin. Por, në fakt, klientët thjesht largohen. 

Por kjo nuk është problemi i vetëm. Restorantet janë zakonisht të mbushur me turistë, por rregulli 14-ditor i karantinimit për të gjithë të ardhurit në kryeqytetin e Kinës do të thotë se në Pekin nuk ka më asnjë turist. Gjithashtu, klientët e huaj janë në rënie për shkak të ndalimit të qytetarëve të huaj të futen në Kinë. 

Një ndër problemet kryesore të Mokës është qiraja. Disa qiradhënës kanë ofruar ulje, por me të tjerë negociatat janë të vazhdueshme dhe disa opsione përfshijnë ndarjen e fitimit si një alternativë të qirasë. 

Qeveria ka ofruar një lehtësim të vogël të taksave, por kompania do të mund ta shikojë përfitimin në një afat të gjatë kohe. Zinxhir i restoranteve varet nga fluksi i rregullt i parave ditore. 

Sidoqoftë, Moka Bros është përpjekur të jetë pa kreative duke marrë parasysh rrethanat, veçanërisht në marketingun në internet, si për shembull ofertat në shpërndarjen e ushqimeve dhe disa kartolina të shkruajtura me dorë. 

““Nëse keni para, ruajini sepse do t’ju duhen. Ruani sa më shumë të mundeni”. Do të ndryshojnë shumë gjëra dhe nuk do të jetë një ndryshim për një periudhë 2-3 mujore. Do të jetë një realitet i ri dhe ne na duhet të përshtatemi, por edhe të gjejmë mënyra të reja. Kjo ka nevojë për kohë, por ne patjetër do ta gjejmë një mënyrë. Të gjithëve u pëlqen të frekuentojnë restorantet”, përmbledh Molina. 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?