English

Pronat e sekuestruara nga OFL, SPAK dërgon në gjykatë 5 rastet e para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tri javë pas nisjes së aksionit Operacioni Forca e Ligjit mbi fuqinë që i jep Akti normativ i miratuar nga qeverisë më 31 janar, Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit ka dërguar në gjykatë 5 rastet e para.

- Advertisement -

Ndërkohë, Policia e Shtetit deri më datë 20 shkurt, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ.

“Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje”, thuhet në reagimin e SPAK.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme, sot ka dërguar aktet për pesë raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Konkretisht bëhet fjalë për: banesë tre kate në Shkodër; Banesë 2 katëshe në Shkodër; Banesë 2 kate plu papafingo në Shkodër; Automjeti tip Mercedez Benz, prodhim i vitit 2012; Automjet tip BMW i blinduar; Banesë dy kate plu njësi shërbimi në Shkodër; Tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 në Shkodër; Trual me sipërfaqe 350 m2 në Shkodër.

Ndërsa, rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?