English

Propozimi francez më i miri, thotë kreu i BDI

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arbër Ademi, kreu i grupit të Bashkimit Demokratik për Integrim tha në një intervistë për Euronews Albania se propozimi francez për zgjidhjen e konfliktit Maqedoni e Veriut – Bullgari është propozimi më i mirë.

- Advertisement -

Sipas tij protestat për këtë propozim nuk janë vetëm jashtë Kuvendit, por edhe brenda tij me subjekte politike që po i “fryjnë” tensionit, veçanërisht partia e majtë e cila siç tregoi Ademi ka një orientim të qartë anti-evropian, anti-perëndimor, anti-NATO dhe anti-SHBA.

“Nuk kemi çfarë të shtojmë dhe të komentojmë më tepër në këtë orientim, por uroj që të demonstrojmë maturi, vizion dhe vendime që hapin perspektiva të reja për qytetarët e vendit tonë. Maqedonia e Veriut ka një kohë të gjatë që ka pritur një moment të tillë historik,” – tha kreu i BDI-së.

Nëse korniza përpiluese do të formulohej nga ta sigurisht do të ishte më mirë, shtoi Ademi, por ai theksoi se kjo kornizë negociuese dhe ky propozim është më i miri që ka patur deri më sot Maqedonia e Veriut, kjo për shkak të garantimit të gjuhës.

Sipas tij shoqëria maqedonase nuk ka pse të shqetësohet, por për fat të keq një pjesë e tyre kanë rënë pre e lajmeve të rreme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?