English

Propozimi i ri për sportin, ministritë kërkojnë që të ulin tatimin mbi fitimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave kanë propozuar një tjetër draft për ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve. Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania theksohet se me anë të këtij projektligji të propozuar synohet që sponsorizuesit për e aktiviteteve sportive të kenë lehtësira.

- Advertisement -

Në rastet e sporteve ekipore më të përhapura, t’u njihet zbritja deri ne 20 për qind nga tatimi i fitimit sipas ligjit 8438 date 28.12.1998. Kjo zbritje do të jetë vetëm 10% për rastet e tjera. Në mënyrë që të njihet kjo zbritje, sponsorizuesi, është i detyruar t’i paguajë gjithashtu të sponsorizuarit një shumë prej 30% te shumës paraprakisht. Fitimi i sponsorizuesit të sportit me propozimin e bërë do të arrijë shifrën e 2.9% nga tatim fitimi.

Për të përfituar nga zbritja mbi tatim fitimin, investitorët duhet të plotësojnë disa kushte, në mënyrë që të certifikohen. Personat apo kompanitë që do të kërkojnë certifikatën e sponcorizimit nuk duhet të kenë detyrime tatimore të pashlyera, kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore të vitit të fundit financiar si dhe nuk  duhet të jete objekt i procedurave të falimentimit dhe/ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?