Çmimet e ulëta dhe kushtet e pasigurta të punës kanë sjellë që qindra fermerë të protestojnë gjatë pasdites së të premtes në Murcia.
Fermerët hodhën perimet në shesh dhe bënë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre, në disa momente pati edhe traktorë që kalonin sipër grumbujve me brokoli dhe lulelakër.
Qytetarët e mbështetën protestën e fermerëve edhe pse jo në pak raste nuk hezituan të marrin perimet nga toka.
[twitter_feed=https://twitter.com/jaarcossanchez/status/1230949355374419968]
Sipas sindikatës UPA, e cila përfaqëson prodhuesit e vegjël, të ardhurat mesatare të fermerëve ranë me 9 përqind në vitin 2019, duke shkaktuar rënie të çmimeve të produkteve bujqësore dhe rritje të kostove të prodhimit, të shkaktuara nga rritja e presionit nga zinxhirët e supermarketeve mbi tarifat e mallrave.
Në Spanjë, ku bujqësia përbën rreth 2.8 përqind të PBB-së, Ministri i Bujqësisë Luis Planas ka thënë se ai planifikon të prezantojë një ligj të ri që do t’u jepte fermerëve më shumë fuqi në negociatat me supermarkete dhe shpërndarës të mëdhenj.