English

Protesta e grave, në Meksikë e Peru marshime kundër dhunës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra gra në Meksike u mblodhën në qendrën historike të qytetit për të protestuar kundër dhunës me bazë gjinore në vend. Në Meksikë, të paktën dhjetë gra vriten çdo ditë. Aktivistet argumentojnë se mungesa e dënimit po e nxit më tej këtë lloj dhune.

- Advertisement -

Nën hashtagun #undiasinnosotras që do të thotë “një ditë pa ne”, lëvizja u bën thirrje grave që të pezullojnë çdo aktivitet dhe t’u bashkohen protestës.

Në Peru po ashtu, gratë kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit duke bërë thirrje për drejtësi për gratë viktima të dhunës dhe vrasjeve në vend. Kjo protestë vjen si shkak e raporteve në rritje të dhunës ndaj grave.

Në vitin 2016, në shtetin peruvian 7 nga 10 gra kanë përjetuar keqtrajtim fizik ose psikologjik. Ndërkohë, vetëm vitin e kaluar u raportuan 168 vrasje ku 85% ishin me bazë gjinore të lidhura me partnerët ose ish-partnerët e grave viktima.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?