Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ftuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që të marrin pjesë në protestën kombëtare që PD do të zhvillojë të martën, në orën 17:00 në Tiranë.
Noka e bëri thirrjen gjatë një mbledhjeje të mbajtur në selinë blu me partitë aleate të opozitës.
Sipas Nokës, kjo protestë është një akt tjetër i mosbindjes civile kundër qeverisë, të cilën ai e akuzon për korrupsion, varfëri dhe keqmenaxhim të vendit.
Deklarata e Nokës:
Ndaj ne të gjithë jemi sot në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit, për PD-në, për demokracinë, për opozitën, ky monumentum është një shenjë shumë pozitive për ne, që duhet shfrytëzuar.
Konspiracioni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, i organizuar nga Soros dhe Edi Rama nuk mund të funksionojë më pas datës 5 nëntor.
Pas datës 5 nëntor, falangat që ishin drejtuar për të likuiduar opozitën, përfundimisht u prenë me votën e qytetarëve amerikanë.
Ky momentum është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pasi përpos 5 nëntorit, në një kohë rekord, PD-së dhe opozitës i vijnë në mbështetje dy rezoluta historike, ajo e CDI dhe e PPE.
Në të dy këto rezoluta theksohet se në Shqipëri kemi një narkoshtet.
Në këto dy rezoluta theksohet se Shqipëria nuk është demokraci funksionale.
Në Shqipëri opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese dhe ligjore.
Këto dy rezoluta dënojnë burgosjen e lidershipit të PD-së dhe opozitës në përgjithësi, duke vënë theksin tek keqpërdorimi i drejtësisë së re politike si një drejtësi që po përdoret për të eliminuar opozitën e këtij vendi.
Ndaj miq jemi mbledhur në këtë moment për të analizuar këtë situatë.
Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që e kemi deklaruar që do jetë nesër në ora 17:00 në Tiranë.
Ne do diskutojmë edhe hapin e nesërm, por do diskutojmë edhe një strategji se si do ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë.
Ndërkombëtarët me dy rezoluta folën qartësisht.
Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin.
Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre.
Ne do të bisedojmë hapat e mëtejshëm të kësaj strategjie.
Së bashku do u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në ora 17:00 drejt Tiranës. Pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve. Është koha që kusarëve t’u japim leksionin e duhur. Është koha që shqiptarët të ngrihen. Tashmë është koha jonë!
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, zbardhen skenarët e protestës së opozitës
- Caktohet ora e protestës kombëtare të PD, Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve