English

Protesta në Rinas, ARRSH tregon rrugët e tjera alternative

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banorët e Rinasit bllokuan sërish rrugën në shenjë proteste që në orët e para të mëngjesit. Ata kundërshtojnë devijimin e rrugës së Rinasit, vetëm me një sens lëvizje.

- Advertisement -

“Unë për të shkuar për të blerë një bukë dua 25 mijë lekë për t’i rënë përqark. Për 500 metra duhet të bëj 35 kilometra. Është turp i madh në vitin 2022 të bllokohet rruga. Jemi detyruar të lëmë makinat në shtëpi, po shkojmë në punë duke ecur në këmbë”, thonë banorët.

Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve. Gjatë tubimit nuk kanë munguar përplasjet.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi u shpreh se qytetarët e Rinasit kanë rrugë të tjera alternative për të kaluar.

“Ka disa rrugica që përdoren nga komuniteti dhe mund të përdoren shumë mirë në vazhdimësi nga komuniteti. Një nga rastet është “Rruga e Xhamisë”, pra mund të përdoret si një unazë e vogël e cila lehtëson trafikun në atë zonë. Kemi një segment tjetër që lidh zonën e Ahmetaq-Prezës me fshatin e Rinasit në mënyrë direkte nga rruga Fushë Krujë -Vorë. Kemi dhe sensin e lëvizjes nga aeroporti në drejtim të Kamzës që mund të përdoret rruga e Valiasit”, tha Berberi.

Berberi pohon se në të ardhmen pritet të ketë shtim të rrugëve, për të lehtësuar qarkullimin në këtë zonë.

Për të shkuar në aeroportin e Rinasit, mjetet duhet të ndjekin rrugën Qafë Kashar- Rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit e deri në Ahmetaq. Ndërsa për t’u kthyer, do të ndjekin rrugën Ahmetaq, Vorë – Qafë Kashar.

Për mjetet që vijnë nga veriu në drejtim të Rinasit, do duhet të ndjekin itinerarin Fushë Krujë – Vorë – Qafë Kashar dhe aeroport.

ARRSH mori këtë vendim më 1 maj për shkak të trafikut të rënduar të automjeteve që shkonin drejt aeroportit pas lirimit të masave anti-covid.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×