Protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon senatori demokrat Bernie Sanders: Shikoni oligarkinë globale në Shqipëri
Senatori i njohur demokrat amerikan, Bernie Sanders, ka reaguar publikisht lidhur me protestat kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si një shembull të “oligarkisë globale”.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Sanders iu referua protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër resortit luksoz që lidhet me Jared Kushner dhe partnerët e tij nga Katari.
Në reagimin e tij, Sanders shkruan:
“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO.”
Senatori amerikan e shoqëroi postimin me një fotografi nga protestat, duke vënë theksin te kundërshtimi qytetar ndaj projektit që ka ngjallur debate të forta në Shqipëri për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe në zonat e mbrojtura natyrore.
Projekti i propozuar në zonën e Zvërnecit dhe lagunës së Nartës ka qenë objekt diskutimesh të vazhdueshme mes institucioneve, organizatave mjedisore dhe komuniteteve lokale. Kundërshtarët e tij argumentojnë se zhvillimi i një resorti luksoz në këtë zonë mund të dëmtojë ekosistemin dhe biodiversitetin e një prej hapësirave më të rëndësishme natyrore në vend.

Rama intervistë për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet vendin, projekti do realizohet
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 09:07 Tajvani: Roja bregdetare e Kinës u kërkoi informacion anijeve tregtare në zonën tonë detare
- 09:01 Helikopteri i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë Hormuzit, shpëton ekuipazhi
- 08:58 Tifozët fishkëllejnë Trump në Madison Square Garden: Ishte një pritje entuziaste (VIDEO)
- 08:42 Vendet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Evropë, cili qytet kryeson listën
- 08:35 Rama intervistë për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet vendin, projekti do realizohet
- 08:32 Turqia dhe Kanadaja nisin bisedimet, synojnë përfundimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë