Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, ka reaguar përmes një telefonate nga burgu i Fierit lidhur me deklaratën e Kreut të Grupit Paralamnetar të PS, Niko Peleshi lidhur me organizimin e një proteste nga PD në 7 tetor.
Pas reagimit të Peleshit, i cili është shprehur se nuk mund të komentojë një ngjarje nga një subjekt politik që thërret protesta për të kundërshtuar vendimet e gjykatës, Salianji është shprehur se vetë kreu i grupit parlamentar të PS vepron me dy standarde.
Sipas Salianjit, dëm për interesin publik nuk është protesta e thirrur nga PD apo denoncimi ndaj një trafikanti droge, por hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë.
Reagimi i Salianjit:
“Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!
Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.
Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.
Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!
I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!
Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.
Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!
Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?
Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?
Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!
Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.
E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.
E verteta vonon por nuk harron!”
Reagimi i Peleshit për protestën e PD:
“S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik, nuk është një herezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim Qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota, me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?”
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Salianjit
- Kaosi në Kuvend| Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin