English

Protestuesi i PD: Udhëtova 12 orë në këmbë për të ardhur në miting

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Para selisë së Partisë Demokratike ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrura në protestë nga Sali Berisha.

- Advertisement -

Një prej protestuesve tha se kishte ardhur nga Tropoja dhe janë përgatitur për një protestë masive që do të çojë në atë që ai e cilësoi diktatori më i madh në Shqipëri.

“Presim që të bëhet një protestë masive dhe t’i tregojmë vendin. Kam ardhur nga Tropoja, do qëndrojmë deri në fund”, tha protestuesi i PD.

Një tjetër protestues i ardhur nga një fshat i Burrelit, tha se kishte udhëtuar 12 orë në këmbë për të shkuar në miting.

“Zoti lart në qiell, demokratë në tokë duhet të bashkohemi sa më shpejt për të hequr Edi Ramën. Vij nga Burreli, kam ecur 12 orë në këmbë për të ardhur në miting”, tha ai.

Opozita organizon sot protestën e katërt, në atë që e ka paralajmëruar prej kohësh se do të jetë një “stinë” protestash kundër qeverisë.

Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste. Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?