English

PS bojkoton Komisionin e Sterilizimit, Vokshi-Nikollës: Të merren masa për mbledhjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in, e planifikuar për këtë të martë, ka dështuar, pasi deputetët e  PS kanë munguar në këtë mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

- Advertisement -

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat, u shpreh se çdo mbledhje bojkotohet nga mazhoranca pasi sipas saj këto të fundit nuk duan që të zbardhen aferat kriminale që kanë të  bëjnë me sterilizimin dhe check up.

Mes tjerash ajo nënvizoi se do i dërgojnë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të marrë masa në mënyrë që mbledhjet të zhvillohen.

“E kanë ngritur komisionin për ta dështuar, për ta bllokuar. Çdo mbledhje bojkotohet nga mazhoranca se s’duan që të zbardhen aferat korruptive kriminale në Shqipëri, check up dhe sterilizimi. 7 deputetët të opozitës me firma kanë thirrur mbledhjen e Komsionit. Prania e deputetëve të mazhorancës sot është e detyrueshme, nuk zgjedhin. Neni 32 pika 2 e detyron. Neni 12 pika 1 thotë mbledhjet thirren dhe vetëdrejtohen nga kryetari. E kam thirrur mbledhjen bazuar në ligj dhe për herë të tretë e kanë dështuar. Me urdhër të Ramës ata po bojkotojnë punimet dhe hetimet parlamentare. Kanë shkelur rregulloren, Kushtetutën. U bëj thirrje që të mos ndjekin porosinë e Ramës që nuk do hetim parlamentar.

Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën. Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi.  Jam këtu për t’iu bërë me dije çdo hap s ai përket kom hetimor që është ngritur me vendim të kuvendit për sterilizimin dhe check up, janë në funksion të kryetares së komisionit. Ne jemi serioz, kemi dorëzuar sot planin hetimor se deputetët e mazhorancës me ligjin që kanë bërë kanë dashur te ngrenë komision ekspertësh në tentativën për të bllokuar punën.

Plani paraprak që e kam bërë publik, e kemi diskutuar dhe kemi bërë ndryshimet me ekspertët dhe e kemi dorëzuar. Sa i përket dy koncesioneve të tjera, do vijojmë me këto të dyja sa kohë është përcaktuar afati i punës 4 mujor për këto të dyja. Me të mbaruar afati shpresojmë që mazhoranca s’do na pengojë për të kryer hetimin parlamentar. Pas kësaj do vijojmë edhe me kërkesat për dy koncesionet e tjera. Nuk kemi hequr dorë. Në 4 muaj është e pamundur të hetojmë 4 koncesione. Do hetohen edhe ato, nuk kemi hequr në dorë”, tha Vokshi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?