English

PS gati të kallëzojë ish-Kryeministrin Berisha për përhapje paniku

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste do të bëjnë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha për përhapje të informacionit të pavërtetë. Bëhet fjalë për anëtarët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, të cilët i konsiderojnë veprimet e Berishës si keqdashëse dhe me synim për të përhapur panik.

- Advertisement -

 “Kemi vendosur të kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha, ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij Facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit”, thuhet në reagimin e deputetëve të PS.

 Ndryshe nga situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, me përhapjen e coronavirusit klasa politike duket tejet e përçarë. Shkak për nxitjen e përplasjeve është bërë denoncimi i përdorimit të maskave të skaduara. Për këtë çështje, PD ka kallëzuar sot në SPAK ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?