PS nis bisedimet me opozitën për Presidentin e ri, Rama: Të hapur për emra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i raundit të parë në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të ri, mazhoranca qeverisëse ka nisur bisedimet me tre grupet parlamentare të opozitës.

Kryeministri, Edi Rama duke folur për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, tha se po zhvillohen bisedime për një president konsensual.

“Kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendi ne Shqipërisë në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë se sa shumica jonë në Parlament”, tha Rama.

- Advertisement -

Kushtetuta parashikon se në tre raundet e para, President zgjidhet një kandidat që merr të paktën 84 vota, që PS nuk i ka në Parlament.

“Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantoi mbylljen e me sukses një kapitull çmendurie në krye të shtetit”, deklaroi kreu i qeverisë.

I pyetur nëse do të merret në shqyrtim propozimi i kandidaturave që PD mund të sjellë në tavolinë, Rama tha se bisedimet do të jetë “pa paragjykime”.

“Nëse do të vijë një kandidaturë e pëlqyeshme do të ketë 100% miratimin tonë. Nëse jo, do të vazhdojmë me propozimet tona”, tha ai.

Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në parlament, të mjaftueshme për të zgjedhur një president të ri në raundin e katërt dhe të pestë.

Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është...

“Po të ishte vrarë polic i KFOR?”/Abilekaj: Si po tenton Vuçiç të bëjë Serbi në veri

Gazetari Enton Abilekaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po tenton të bëjë Serbi në veri...

Plagoset Milan Radojiçiç? Idro Seferi rrëfen detajet nga Beogradi

Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë. Gazetari Idro Seferi raportoi...

TË FUNDIT

Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovës. Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati bëri thirrje...

Samiti global i reduktimit të dëmeve nga duhani, ekspertët: Të rifreskohen politikat

Ekspertë të shëndetit publik nga 30 vende të botës janë mbledhur këtë të hënë në Athinë, ku po mbahet Samiti i 6-të i organizuar...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×