English

Pse dështoi Kosova në tërheqjen e bizneseve të huaja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për komunitetin e biznesit, Kosova ka dështuar në diplomacinë ekonomike.

- Advertisement -

Asnjë atashe ekonomik nuk është emëruar në përfaqësitë diplomatike, duke humbur mundësinë për lobimin, për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe për krijimin e marrëdhënieve ekonomike me shtetet e zhvilluara. Ministria e Punëve të Jashtme ka zgjedhur heshtjen.

Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se diplomacia ekonomike duhet të jetë prioritet i kësaj qeverie, pasi do të ndihmonte edhe në njohjet e reja.

Sipas tij, është momenti i fundit që mund të bëhet diçka e tillë nga kjo qeveri.

“Kjo nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklarativ. Besoj që kemi kapacitete njerëzore, kapacitete buxhetore dhe financiare për jetësimin ose rritjen e aktivizimit të Kosovës në fushën e diplomacisë ekonomike. Duhet të emërohen atashetë ekonomikë nëpër qytete të shteteve të cilat ka prani më të madhe ose aktivitet më të madh ekonomik në nivel global. momenti i fundit që të bëhet diçka e tillë në këtë aspekt”, thekson ai.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi kritikon faktin se Kosova është i vetmi shtet që nuk ka atashe ekonomik.

“Duhet të kemi atashe ekonomik nëpër ambasadat tona dhe oferta e të bërit biznes të prezantohet përmes atasheve ekonomik. Jemi vendi i vetëm që nuk kemi asnjë atashe ekonomik në asnjë vend”, thekson Krasniqi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi deklaroi për KosovaPress, se një diplomaci ekonomike e mirëfilltë do të lehtësonte shumë procese për vendin, edhe në raportet politike, përfshirë njohjen e Kosovës dhe liberalizmin e vizave.

“Kjo do të kishte impakt edhe me shumë vende të cilat janë skeptike me proceset në Kosovë, edhe siç është liberalizimi i vizave. Po ashtu nëse do të kishte komunikim më të madh ekonomik, më shumë këmbime tregtare, më shumë investime nga këto vende, sigurisht se edhe ato do ta shihnin më ndryshe Kosovën. E njëjta ndodhë edhe me ato vende të cilat nuk na njohin”, thotë Rukiqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×