English

Pse digjemi nga dielli? Moshat e treta dhe fëmijët më problematikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Djegiet nga dielli janë rastet më të shpeshta të problemeve të lëkurës gjatë verës.

- Advertisement -

Moshat e treta dhe fëmijët preken më së shumti, edhe pse nga ora 10 deri në 4 pasdite nuk këshillohet të qëndrohet për një kohë të gjatë në diell.

 “Në njëfarë mënyre prishni dhe pushimet kur dilni përnjëherë në diell dhe digjeni. Nuk mund të marrësh rreze dielli në orën 12 se në fakt po merr kancer,” – u shpreh dermatologia Violeta Dajçi.

Në rastet kur djegiet janë të thella aq sa shkaktojnë bulëza këshillohet takimi me mjekun. Ndërsa në kushte shtëpie lëkura e djegur duhet mbajtur e lagësht.

 “Është më mirë të vësh një leckë të lagur dhe herë pas herë të pikosh në të ujë nga çezma jo nga frigoriferi. Nëse djegiet janë në sipërfaqe të madhe dhe mund të japin edhe temperaturë, duhet të drejtoheni te mjeku,” – tha Dajçi.

Gjatë verës po ashtu shtohen rastet kancerit të lëkurës si melanoma, për këtë arsye nevojitet përdorimi i kremit mbrojtës sidomos në pjesët e trupit ku kemi nishane.

Në kushtet e temperaturave të larta këshillohen veshjet prej pambuku, si dhe përdorimi i kapeleve, syzeve apo çadrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×