Juristi Artan Manushaqe gjykon se nuk ka nevojë për një flamur të huaj në një zonë ku nuk ka pakicë kombëtare.
Plazhi i Gjirit të Lalzit, siç komentoi juristi është një zonë publike dhe si e tillë komandohet nga pushteti qendror dhe vendor.
“Ajo kabinë që keni parë ju, që hoqi flamurin zotëria administrohet nga pushteti vendor, nga hartat që janë bërë sa i takon plazheve, distancat dhe gjithë struktura menaxhuese dhe kontrolluese, monitorohet nga Inspektoriatet Mjedisore, Shëndetësore dhe Ministria e Rendit. Pra, të gjitha këto procedura të ndara janë nën autoritetin e subjektit shtet,” – sqaroi Manushaqe.
Sipas juristit pyetja që duhet ngritur është jo vetëm pse veproi në atë mënyrë qytetari, por edhe pse duhet të jetë një flamur i huaj në një zonë që është publike dhe duhet të miratohet me akt publik.
LEXONI GJITHASHTU: