English

“Pse e takova Kevin Suçin”, lihet në burg autori i masakrës në “Don Bosko”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Roland Ahmetsulaj, i arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Erion Çelës në “Don Bosko” si dhe plagosjen plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

- Advertisement -

Ahmetsulaj nuk i ka pranuar akuzat ndërsa ka thënë se me shtetasin e shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje ka folur për rregullimin e makinës.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam pasur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës i riu.

Policia tha se ka pasur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka pasur komunikime vetëm për punë.

Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit e Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij sipas avokatit.  Sipas hetimeve, shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu por është ngatërruar shënjestër duke ekzekutuar gabimisht Erion Çelën e plagosur 4 të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?