English

Pse është Edi Rama kundër raportit ‘Dick Marty’? Islami tregon arsyet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Publicisti Bedri Islami, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në KiE, kundër raportit Dick Marty.

- Advertisement -

Islami në një intervistë për Euronews Albania theksoi se Rama këtë gjë po bën për efekte politike, për arsye të miqësisë me Thaçin, por edhe për të hequr akuzat që rëndojnë ndaj Shqipërisë.

“Rama e bën për efekte politike, për arsye të miqësisë me Thaçin, por edhe për të rënë ajo që rëndon mbi Shqipërinë. Nuk është vetëm çështja e “Shtëpisë së Verdhë” por edhe  për burgjet në Kukës dhe disa zona të tjera. Pra ka disa akuza dhe për shtetin shqiptar.

Mendoj se Rama po luan në një terren që është i njohur për të. Ai njihet më mirë në ujërat ndërkombëtare se sa ato kombëtare. Aty po bën një lojë që I shkon shtatit të tij politikë.  Rama do që të heqë dhe një njollë që do I ngel Shqipërisë shumë gjatë”- tha ai.

Ndër të tjera ai theksoi se qeveria dhe presidenca e Kosovës nuk do i donin ish-ushtarët e UÇK-së  në Kosovë për shkak të besueshmërisë që kanë marrë nga mungesa e tyre.

“Politikisht qeveria e Kosovës dhe presidenca e Kosovës do donin që Thaçi, Veseli, Krasniqi të mos jenë në Kosovë politikisht. Mungesa e tyre, ka ndikuar që të rritet besueshmëria ose vota pro qeverisë aktuale. Qoftë Osmani dhe Kurti  janë gjysmë opozitarë me Ramën. Por ftohtësia e tyre ndaj kësaj çështje nuk është e dobishme”-përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×