English

Pse ylli i Spanjës nuk mund të luajë një ndeshje të plotë në Kampionatin Evropian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lamine Yamal mund t’i kushtojë shtrenjtë Spanjës. Në moshën vetëm 16 vjeç, lojtari i Barcelonës është një nga yjet e mëdhenj të Kampionatit Evropian 2024, por si të gjithë punëtorët nën 18 vjeç, ai duhet të respektojë rregulla të sakta që mund të kenë pasoja për të gjithë ekipin e tij kombëtar.

- Advertisement -

Sipas ligjit gjerman, të rinjtë nën 18 vjeç në Gjermani, qofshin të huaj apo gjermanë, nuk lejohen të punojnë pas orës 20:00, për t’i mbrojtur ata në vendin e punës.

Megjithatë, sipas BILD, ka përjashtime për atletët që të luajnë deri në orën 23:00, por kjo përfshin kohën për të bërë dush dhe kryerjen e detyrave mediatike.

Sigurisht që do të “thyente ligjin” nëse luan ndeshjen e plotë ndaj Shqipërisë, pasi kundër Italisë doli pas 71 minutash.

Sidoqoftë, nëse Spanja do të luajë një nga ndeshjet e orës 21:00 në fazat e eliminimit dhe Lamine Yamal do të përfshihet teksa ndeshja shkon në kohën shtesë, La Roja do të ekspozohej ndaj një gjobe të mundshme prej 30 mijë euro, kjo nëse autoritetet gjermane vendosin të veprojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?