English

PSG kërkon Ronaldon, portugezi mund të largohet nga Juventus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 mund të ketë ndalur futbollin por jo zërat e merkatos. Sipas asaj që shkruajnë mediat Italiane dhe ato spanjolle Cristiano Ronaldo mund të lërë Juventusin në merkaton e kësaj vere.

- Advertisement -

Sulmuesi me sa duket nuk është i lumtur me zgjedhjen e tij dhe po tundohet jo pak nga PSG që është gati ta mbulojë portugezin me ar.

Francezët mund të vendosin për shitjen e brazilianit Neymar, i cili prej kohësh kërkon rikthimin në Barcelonë, dhe ti bëjë vend Cristiano Ronaldos, në mënyrë që së bashku me Kilian Mbappe do formonte një dyshe fantastike.

Gjithsesi këto mbeten vetëm zëra pasi pese herë fituesi i topit të artë ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe bardhezinjtë vështirë se do të heqin dorë kollaj nga një futbollist që në 26 ndeshje në serinë A ka arritur të realizojë 21 gola.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?