Paris Saint-Germain prej disa vitesh konsiderohet si një superfuqi në futboll, por deri më tani ka qenë gjithnjë në hijen e Manchester City. Sipas një studimi të bërë së fundmi, parisienët kryesojnë për vitin 2020 me një rezultat të indeksit të financave të futbollit prej 5.318.
Ky vlerësim bëhet në bazë të vlerës e skuadrës aktuale, aseteve të prekshme, financave të disponueshme në llogaritë e klubit, investimet e mundshme të pronarëve dhe borxhin neto.
PSG e ka ulur borxhin në 70 milionë euro, ndërsa Manchester City e ka çuar në mbi 90 milionw euro, çka ka bërë që skuadra franceze të renditet e para, si klubi më i fuqishëm në aspektin ekonomik.
Ky ka qenë dhe një nga qëllimet kryesore të drejtuesve, të cilët prej vitesh kanë investuar shumë për të arritur suksesin ndërkombëtar, që deri tani u ka munguar.
Në këtë renditje të veçantë, Bayern Munich ndiqet nga Tottenham dhe Real Madrid.