English

PSG shpallet kampion në Francë 3 javë para fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kampionati francez nuk ka më histori, PSG është matematikisht kampion për sezonin 2023-2024, edhe pse mbeten dhe 3 javë deri në përfundim të Ligue 1. Parizienët barazuan me Le Havre të shtunën në shifrat 3-3, por ndalesa e Monaco të dielën bën që kryeqytetasit të shpallen fitues pasi diferenca me vendin e dytë është 12 pikë. Ky është sezoni i tretë radhazi, ku skuadra që tanimë udhëhiqet nga Luis Enrique fiton titullin, duke shkruar historinë personale, si ekipi me më tepër tituj të fituar në vend.

- Advertisement -

Titulli i parë u fitua në sezonin 1985-1986, e më tej për tu rikthyer në 1993-1994, ndërsa konkurrenca me ekipet e tjera bënë që shkëlqimi i tyre të vinte në zbehje. Investimet e presidentit aktual me ardhje ne Ibrahimoviç apo të tjerë yje bënë që PSG të rikthehej tek tituli në vitin 2013, e që prej asaj periudhe deri më tani, ka fituar plot 10 të tillë.

Përgjatë këtij sezoni parizienët janë konfirmuar si sulmi më i mirë i ligës me 76 realizime, ndërsa janë mbrojtja e tretë më e mirë pas Lille dhe Nice, pasi kryeqytetasit kanë pësuar 29 gola. Ylli i padiskutueshëm është Kylian Mbappe, që në sezonin e tij të fundit me PSG, nuk mund ta mbyllte pa trofe, ndërsa është pretendenti kryesor për fitimin e këpucës së artë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?