Partia Socialiste ka publikuar emrat e 135 delegatëve të zgjedhur ditën e shtunë më 29 shkurt, në Kongresin e mbajtur në kryeqytet.
Ndër 20 emrat e zgjedhur në Tiranë, janë dhe numri i dy i bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku, ish-ambasadori shqiptar në Ankara, Genti Gazheli, Sonila Qato dhe Artan Lame.
Mes 135 delegatëve janë konfirmuar emrat e Vangjush Dakos në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan, pavarsisht se dy ish-kryebashkiakët nuk u rikandiduan në zgjedhjet vendore të 2019-s, në bashkitë respektive.
Edhe ish-kreu i ARRSH, Afrim Qendro, i cili u përfshi në aferën e Unazës së Re do të jetë anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste për të përfaqësuar Vlorën.
Zgjedhjet e Kryesisë patën dhe surpriza, teksa Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali apo ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk do të jetë më anëtare e Asamblesë së PS pasi nuk janë rizgjedhur.
Mes emrave që nuk do të jenë anëtarë të Asamblesë së PS janë Sadri Vorpsi dhe Elona Gjebrea.
Pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, teksa votuan 1242 delegatë nga 1456 në total. 45.2% e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare do të jenë gra, teksa është rritur përfaqësimi i tyre në strukturat e Partisë Socialiste.