English

Publikohet Akti Normativ, kategoritë e të dënuarve që përfitojnë lirinë nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga situata e krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, një pjesë e të dënuarve me burg do të mund të rikthehen në banesat e tyre deri në kalimin e kësaj situate. Akti normativ i qeverisë ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë, është publikuar në fletoren zyrtare.

- Advertisement -

Ky akt normativ parashikon se periudha e qëndrimit në shtëpi mund të zgjasë 3 muaj dhe të quhet si pjesë e vuajtjes së dënimit. Kriteret për përfitimet e lejes së veçantë janë të dënuarit që u kanë mbetur 3 deri në 5 vite burg për të kryer, të dënuar të moshës mbi 60 vjeç apo ata të dënuar që vuajnë nga sëmundje kronike dhe rrezikon jetën.

I dënuari, gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi me leje të veçantë, është i detyruar që të mos largohet nga shtëpia, pa miratimin paraprak të strukturës vendore të Policisë së Shtetit, të mbajë kontakte të rregullta me strukturën vendore të Policisë së Shtetit si dhe të zbatojë masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve infektive të miratuara nga autoritetet përgjegjëse shtetërore.

Por, ka disa kategori të tjera të cilët pavarësisht se mund të plotësojnë kushtet nuk përfitojnë. Kjo pasi janë përjashtuar nga leja e veçantë e qëndrimit në shtëpi personat e dënuar për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, kryer me dashje, krime seksuale, vepra penale kundër lirisë së personit, vepra penale kundër fëmijëve, vepra penale kundër pasurisë etj.

Gjithashtu nuk përfitojnë ata të dënuar që  kanë marrë një masë disiplinore gjatë gjashtë muajve të fundit apo nëse paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike por dhe të gjithë ata që nuk kanë banesë ose familjarët e tij nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatë periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?