English

Publikohet mesazhi që Caroline Flack, la pak para vdekjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familja e prezantueses së njohur në Britani, Caroline Flack ka zbuluar një postim në Instagram, që nuk ishte bërë publik.

- Advertisement -

Zbulimi vjen pas hetimeve të nisura për vdekjen e 40-vjeçares, e cila u gjet nga familja e varur në apartamentin e saj në Londër.

Në postin e Instagramit, Caroline Flack shkruan se, “e gjithë bota dhe e ardhmja mu shemb poshtë këmbëve”, kur u arrestuar për sulm ndaj të dashurit.

Fjalët janë bërë publike nga nëna e saj, e cila thotë se vajzën e kishin këshilluar që të mos e bënte publik këtë postim.

Por, tani Chris Flack thotë se, dëshiron që njerëzit të njihen me këtë mesazh.

“Caroline më dërgoi këtë mesazh në janar, por avokatët i kishin thënë që të mos e publikonte. Ajo donte që zëri i saj të dëgjohej”, shprehet nëna e 40-vjeçares.

Prezantuesja televizive u gjet e vdekur të dielën, pak javë para se të dilte në gjykatë për sulm ndaj të dashurit.

Flack nuk ishte shpallur fajtore nga gjykata në seancat e dhjetorit dhe ishte lënë e lirë me garanci pasurore.

Ka dyshime se, prezantuesja i ka dhënë fund jetës për shkak të shkrimeve në gazetat tabloide në Britani, që vunë në qendër të sulmeve.

“Janë thënë shumë të pavërteta. Carolina ishte e rrethuar me dashuri dhe miq, por kjo ishte e tepërt për të”, përfundon nëna e 40-vjeçares.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?