English

Publikoi foto intime të një 18-vjeçari, procedohet e mitura në Fier

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një vajzë 17-vjeçare është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale foto intime të një 18-vjeçari.

- Advertisement -

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia njofton se në Fier është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet L.R. Ky person sipas njoftimit të policisë, ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur kur është përplasur me një makinë tjetër.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 36 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale”,-thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?