Policia franceze ka arrestuar një aktivist rus, që fshihet pas publikimit të videos seksuale që solli tërheqjen e aleatit të Presidentit francez, Emmanuel Macron nga gara për Bashkinë e Parisit.
Mediat franceze raportojnë se, Petr Pavlensky është ndaluar në Paris. Pamjet e publikuar nga ai sollën tërheqjen nga gara të Benjamin Griveaux.
Lajmi i publikuar në një faqe pak të njohur tregonte materialet që Griveaux kishte shpërndarë përmes mesazheve telefonike me një grua të re. Në video tregohej një mashkull duke kryer marrëdhënie seksuale.
Mediat franceze raportojnë duke iu referuar burimeve nga sistemi i drejtësisë, se arrestimi i Pavlensky nuk ka lidhje me publikimin e videos.
Por, ai po hetohet lidhur me një përleshje të ndodhur në Paris më 31 dhjetor, ku pati dhe përdorim të armëve.
Pavlensky, i cili ka kërkuar azil politik në Francë në vitin 2017, është shprehur se, videon e ka publikuar për të treguar hipokrizinë e politikanëve.
Griveaux, i cili është i martuar dhe me fëmijë, pas publikimit të pamjeve bëri të ditur tërheqjen nga gara për t’u zgjedhur kryebashkiak i Parisit.
“Familja ime nuk e meritonte këtë. Askush nuk duhet të jetë subjekt i një abuzimi të tillë’, tha ai.
Griveaux ka bërë një kallëzim për shkelje të privatësisë në policisë dhe për këtë kanë nisur hetimet.