English

Punëtorë “pa viza” në Open Balkan, treg i përbashkët pune në Shqipëri, Serbi e RMV

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët shqiptarë mund të punojnë në Serbi e Maqedoninë e Veriut, njëlloj si në Shqipëri. Marrëveshja e Ballkanit të Hapur për treg të përbashkët pune tashmë është në fuqi.

- Advertisement -

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë një marrëveshje. Qytetarët mund të shkojnë të punojnë pa pengesa e burokraci me letra në cilindo prej dy shteteve që nuk janë rezidentë.

Nisma për të mbajtur punonjësit në rajon, është hedhur në një nga samitet e Ballkanit të Hapur në dhjetor 2021, dhe po finalizohet tashmë nga qeveritë e tri vendeve, për t’u lejuar qytetarëve të punojnë dhe jetojnë të lirë në secilin nga shtetet.

Sipas marrëveshjes, qytetarët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, të cilët dëshirojnë të punësohen në një nga anëtarët e Ballkanit të Hapur ose kanë gjetur tashmë një punëdhënës, duhet të kenë një numër personal identifikimi për të cilin mund të regjistrohen në mënyrë elektronike, fillimisht me një formular në platformën e-Government, dhe me një dokument identifikimi.

Pas kësaj, i interesuari mund të hyjë në portalin e qeverisjes elektronike të një vendi të caktuar dhe të paraqesë një kërkesë për qasje falas në tregun e punës.

Tri shtetet kanë së bashku rreth 11 mln banorë dhe në fazën akutale, Serbia thotë se ka 30 mijë vende të lira pune, për mjekë, infermierë, zejtarë e teknikë. Por, nuk mbetet prapa as Shqipëria, me kompanitë private të shërbimit, që bëjnë thirrje për plotësimin e vendeve boshe. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, ka pranuar kryesisht punonjës sezonalë deri më tani dhe me qasjen e re, pritet të shpallë edhe ofertat e saj.  

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?