Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars inflacioni arriti në 7.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan REL.
Llumnica tha se bordi i kësaj korporate nuk po i shqyrton kërkesat e punëtorëve.
“Në një kompani ku menaxhmenti thotë se kemi 107 milionë euro fitim. Por, çfarë është fitimi më i madh sesa të kesh fuqi punëtore, pse nuk po vlerësohet punëtori? A ka më turp që një kompani e fuqishme, me qindra miliona euro të hyra, që të kenë një shujtë të ushqimit prej 1.74 euro”, tha Llumnica.
Më 16 mars, punëtorët e KEK-ut po ashtu kishin protestuar me kërkesën për rritjen e pagave.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jep llogari për Kosovën!” – Abazoviç thirret me urgjencë në Parlament
- Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB