English

Punëtori humbi jetën në kantier, arrestohet përgjegjësi dhe manovratori i firmës në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku punëtori Elvis Josifi humbi jetën si pasojë e një aksidenti në një pallat në ndërtim në lagjen nr.9 në Korçë, policia arrestoi 2 persona.

- Advertisement -

Në pranga u vunë përgjegjësi teknik dhe manovratori i firmës së ndërtimit, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen punëtorit 36-vjeçar.

Nga aksidenti mori dëmtime dhe një tjetër punëtor 59-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Siguria në punë e sidomos në kantieret e ndërtimit ka qenë gjithnjë në pikpyetje në vend për shkak të aksidenteve të shumta me pasoja për punëtorët që kanë ndodhur vitet e fundit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×