Një 47-vjeçar në Vorë është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Arrestimi i tij vjen një ditë pasi një punëtori firmës që 47-vjeçari administron, ra nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
- Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion, arrestohet pronarja e lokalit në Tiranë