Nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit në drejtim të qendrës së kryeqytetit automjetet lëvizin me një sens, kjo për shkak të punimeve që kanë nisur rreth 2 muaj para fushatës.
Trafiku është i rënduar, pikërisht sepse është një segment që lidh pjesë kyçe të Tiranës dhe punimet kanë bllokuar një pjesë të mirë të rrugës.
Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se punimet në këtë kantier do të përfundojë 8 muaj që nga momenti fillestar kur kanë nisur.
Në rrugën Myslym Shyri është e njëjta situatë. Prej dy javësh në këtë segment ka nisur rikonstruksioni.
Gazetarja Brunilda Cami ishte aty, ndërsa tha se në ditët me shi është e pamundur të mos lagesh nga pllakat të cilat lëvizin, ndërkohë që sqaroi se projekti do të zgjasë 3 muaj dhe kushton 73 milionë lekë.
“Koha për t’u bërë kjo rrugë kishte kohë që kishte ardhur se ishte amortizuar, por edhe pak për fushatë është kjo punë,” – u shpreh një qytetar që po kalonte aty.
Bizneset aty afër, të pyetur nga Euronews Albania komentuan se prej 3 vitesh nuk kishin parë asnjë lëvizje apo ndonjë punë në atë zonë, kështu që rikonstruktimin në këtë moment e shohin si pozitiv, pavarësisht se periudhë fushate.
Gazetarja Sara Demushi ishte gjithashtu prezente në një rrugë ku po bëhen punime. Te “5 Maji” asfalti, sipas saj nuk është në cilësinë e duhur dhe punimet kanë nisur menjëherë pas fillimit të fushatës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Roland Bejko çel fushatën: Kam luftuar për PD, por s’kam përfituar kurrë prej saj
- “Kjo PD e çliruar nga mëkatet”, Alibeaj hap fushatën: Kërcënim për kastën e vjetër