English

Punon prej 4 vitesh si vrojtues plazhi, i riu: Këshillojmë, ndërhyjmë kur ka rrezik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Egland Rexha, 32 vjeç prej katër vitesh gjatë sezonit turistik punon si vrojtues plazhi në Velipojë.

- Advertisement -

Çdo ditë, Eglandi është në vijën e parë për të vëzhguar nëse ndonjë pushues ka nevojë për ndihmë, ndonëse ditët e fundit deti ka qenë i qetë.

“Një ditë për një vrojtues plazhi është e qetë, kur është koha e mirë si sot. Këshillojmë njerëzit që të mos shkojnë larg. Kur është flamuri i kuq moti është i keq dhe këshillojmë njerëzit që  të mos futen thellë- tha Egland Rexha vrojtues plazhi.

Eglandi thotë se vëzhguesi është i domosdoshëm përgjatë vijës bregdetare për të dhënë ndihmën e parë.

“Nëse dikush rrezikon të mbytet ne intervenojmë me kolegët, shkojmë bëjmë tërheqjen e personit nga deti, japim  ndihmën e parë, marrim ambulancën”- tha ai.

Velipoja ka rreth 65 stacione private plazhi ndërsa vetëm  në më pak se gjysmën e tyre vërehet të ketë vrojtues. Në mbi 20 plazhe publike këtë vit, nga bashkia nuk ka punësuar asnjë vrojtues.

Fatmirësisht deri më tani në Velipojë nuk ka pasur asnjë humbje jete në det por mungesa e vrojtuesve e shton jo pak rrezikun për pushuesit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?