Kompanitë perëndimore braktisin Rusinë, Kremlini pranon krizën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekonomia ruse po humb çdo ditë miliardë dollarë, ndërsa mijëra qytetarë vendas nuk janë më në punë për shkak të largimit të kompanive perëndimore.

Nga nafta, automjetet deri te teknologjia dhe media, në vetëm një javë, Rusia po përjeton goditjen më të madhe financiare.

Sanksionet ekonomike të perëndimit po krijojnë pengesa në treg. Dhjetëra kompani ndërkombëtare kanë vendosur të tërhiqen, duke bllokuar zinxhirin e prodhimit e furnzimit, por edhe duke mbyllur mijëra vende pune. Investitorët perëndimorë kanë refuzuar të blejnë naftë ruse, në masën 4.3 milionë fuçi në ditë, me vlerë gjysmë miliardë dollarë në ditë. Apple, Disney dhe Ford, po heqin dorë nga operacionet në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në tregun e shitjeve me pakicë, H&M dhe IKEA njoftuan largimin. E para me 168 dyqane në Rusi dhe e dyta me 17 qendra tregtare distancohen, duke lënë mbi 20 mijë vende pune bosh.

Në tregun e automjeteve, General Motors, Ford, Toyota dhe e Volksvagen kanë deklaruar se nuk do të prodhojnë e as të eksportojnë makina e pjesë këmbimi.

Po ashtu, edhe Boeing e Airbus deklaruan lëvizje të ngjashme, duke pezulluar shërbimet për linjat ajrore ruse, si dhe furnizimin me pjesë këmbimi. Teknologjia dhe media po ashtu, nuk do të jenë më si më parë në Rusi. Apple, Facebook, Twitter, Netflix, Spotify, Roku, Youtubë e Directv i kanë bërë bllokadë vendit që drejtohet nga Vladimir Putin.

Izolimi në Rusi do të ndihet edhe prej largimit të investitorëve të mëdhenj në fushën e energjisë dhe hidrokarburëve, ku deri më tani, BP, Equinor, Exxon, Shell dhe TotalEnergies po heqin dorë nga aksionet dhe furnizimi.

Me këto veprime, por edhe të tjera në sistemin bankar dhe financiar të vendit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov pranoi se ekonomia ruse ka marrë goditje serioze.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Të paktën 18 të plagosur nga shpërthimi i azotit të lëngshëm në Spanjë

Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje...

Një uragan shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

Ian, një nga uraganet më të forta dhe më të këqija që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, mori 54 jetë, me 47 vdekje të konfirmuara...

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

TË FUNDIT

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Të vdekur dhe të djegur, civilë ukrainas shtrihen të vrarë pas tërheqjes ruse

Ndërsa forcat ruse u tërhoqën nga periferia e qytetit lindor të Ukrainës, nëpër rrugë u panë trupat e civilëve të vdekur dhe të djegur. Të...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?