Përditësime LIVE 8 mars: Dita e trembëdhjetë e sulmit rus në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot është dita e trembëdhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore:

  • Fjalimi i Zelensky në parlamentin britanik pritet me ovacione, teksa zotohet se “Ukraina nuk do të dorëzohet”.
  • Zv-kryeministrja e Ukrainës njofton se nuk është bërë i mundur evakuimi i civilëve nga Mariupoli.
  • Ushtria ruse shpall armëpushim të ri duke nisur nga mëngjesi i së mërkurës.
  • SHBA ndal importin e naftës dhe gazit nga Rusia.
  • Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, i ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët.
  • Ukraina ka refuzuar më parë propozimin e evakuimit të Rusisë, pasi destinacionet kryesore ishin në Rusi ose Bjellorusi.
  • Klikoni këtu për të lexuar përmbledhjen e ngjarjeve kryesore të ditës së hënë.

 

23:50 – Ferrari, Lamborghini dhe Rolex ndërpresin shitjet në Rusi

Mbrëmjen e së mërkurës tre marka luksoze njoftuan se do i bashkohen kompanive të tjera në mbarë botën që kanë pezulluar të gjitha aktivitetet e biznesit me Rusinë.

Ferrari dhe Lamborghini thanë se nuk do të prodhojnë më makina për tregun rus, deri në një njoftim të dytë.

Marka britanike e orave Rolex tha se do të ndalë dërgesat drejt Rusisë.

23:40 – 5 viktima, mes tyre dy fëmijë, pas sulmit ajror në Zhytomyr

7 persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 1-vjeç, janë vrarë pas një sulmi ajror në qytetin Malyn, në rajonin e Zhytomyrit, raportojnë Shërbimet e Emergjencës Shtetërore.

Si pasojë e sulmit, 9 banesa njëkatëshe janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pasi dyshohet se mund të ketë ende persona nën rrënoja.

23:30 – “E vështirë t’i kesh besë pushtuesit”, ushtria ukrainase i përgjigjet propozimit rus për armëpushim

Forcat e Armatosura të Ukrainës i janë përgjigjur propozimit rus për të vendosur një armëpushim të ri mëngjesin e së mërkurës në Kiev.

Sipas tyre, Rusia do i kërkojë Ukrainës të bjerë dakord për krijimin e korridoreve të gjelbra dhe do të njoftojë ambasadat, OKB, OSBE dhe Kryqin e Kuq rreth orës 2 pas mesnate.

Por mesazhi përmbyllet me fjalinë “Është e vështirë t’i kesh besë pushtuesit”.

22:05 – Coca-Cola pezullon të gjitha aktivitetet në Rusi

Pas një presioni të fortë për bojkotimin e pijes së famshme amerikane, kompania njoftoi se do të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet në Rusi.

21:42 – Starbucks mbyll përkohësisht bizneset në Rusi

Kompania amerikane e kafes, Starbucks, njoftoi se do të mbyllë përkohësisht lokalet në Rusi.

21:00 – Një 7-vjeçar mes viktimave, pas bombardimeve Chuhuiv

Dy persona kanë humbur jetën, përfshi dhe një fëmijë i moshës 7-vjeç pasi një predhë ra mbi shtëpinë e tyre.

Një tjetër person është nxjerrë i gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.

Pamje nga rrënojat e shtëpisë në Chuhuiv / Shërbimet e Emergjencës Shtetërore

Rusia ndërmori të martën një sërë sulmesh ajrore në Chuhuiv, në rajonin e Kievit.

20:36 – Ushtria ruse njofton armëpushim të ri

Mediat lokale ruse kanë transmetuar njoftimin e ushtrisë ku konfirmohet vendosja e një armëpushimi të ri duke filluar nga ora 7 e mëngjesit të së mërkurës.

20:30 – “Katastrofike” zv-kryeministrja përshkruan situatën në Mariupol

Zv-kryeministrja e Ukrainës tha të martën se gjendja aktuale në Mariupol ka arritur në nivele katastrofike.

Ajo konfirmoi se as ditën e martë nuk është bërë dot i mundur evakuimi i civilëve.

20:06 – Mbërrijnë në Poltava 22 autobusë me të evakuuarit nga Sumy

Zv-presidenti i Ukrainës Kyrylo Tymoshenko njofton se është kryer me sukses evakuimi i 5 mijë civilëve nga Sumy në Poltava. Distanca mes dy qyteteve është rreth 175 km.

Kjo shënon dhe evakuimin e parë të suksesshëm përmes korridoreve të gjelbra.

19:36 – McDonalds mbyll restorantet në Rusi

McDonalds’ deklaroi të martën se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet në Rusi.

Kompania tha se do të vazhdojë t’i paguajë punonjësit, afërsisht 62,mijë persona, teksa shpjegon se është vendimi u mor pasi ‘nuk mund të injoronin më vuajtjet e panevojshme të popullit të Ukrainës .’

18:30 – “Do të luftojmë deri në fund”, zotohet Zelensky para parliamentit britanik

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka adresuar parlamentin britanik të martën përmes një video-mesazhi.

Zelensky citoi Winston Churchill, udhëheqësin e Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore teksa tha “Ukraina do të luftojë deri në fund”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

17:35 – SHBA ndalon importin e naftës dhe gazit rus

Amerika ka ndaluar importet e naftës nga Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mori këtë vendim të martën, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kam thënë se mbrojtja e lirisë do të kushtojë, do të na kushtojë edhe neve në Shtetet e Bashkuara”, tha Biden.

17:09 – SHBA: Rreth 2000-4000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

Rusia ka humbur rreth 2000-4000 ushtarë në Ukrainë, deklaroi kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes në një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan.

16:00 “Bombardimet pranë Mariupolit, shkelje e marrëveshjes armëpushimit”, Ministria e Jashtme e Ukrainës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka dënuar bombardimet pranë Mariupolit si një shkelje e hapur e paktit të armëpushimit.

15:48 – Biden pritet të vendosë ndalimin e importit të naftës nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë importin e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA.

15:30 – Vijon evakuimi nga Irpin drejt Kievit

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave konfirmon se po vazhdon evakuimi i qytetarëve nga Irpini drejt Kievit. Sipas SES, Rreth 3 mijë civilë janë ndihmuar të largohen.

12:38 – Forcat ruse bombardojnë civilët teksa evakuohen nga Mariupol

Forcat ruse kanë bombarduar një rrugë evakuimi nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, raporton BBC.

11:39 – 2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Numri i refugjatëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë, sipas Kombeve të Bashkuara.

11:27 – Rusia shton akuzat për armë bërthamore ndaj Ukrainës

Rusia ka shtuar akuzat se Ukraina po zhvillon armë bërthamore ose biologjike që nga shkurti, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

08:28 – Rusia ka shkelur detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

Organizata me bazë në SHBA, Human Rights Watch (HRW) tha se forcat ruse kishin “shkelur detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mos kryer sulme që dëmtojnë civilët”.

8:00 – Rusia ka shkelur detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

Organizata me bazë në SHBA, Human Rights Watch (HRW) tha se forcat ruse kishin “shkelur detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mos kryer sulme pa dallim ose joproporcionale që dëmtojnë civilët”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?