Përditësime LIVE 9 mars: Dita e katërmbëdhjetë e sulmit rus në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot është dita e katërmbëdhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore:

  • Të paktën 17 persona, nëna dhe staf mjekësor, u plagosën bombardimit të spitalit në Mauripol.
  • Bombardohet materniteti dhe spitali fëmijëve në Mariupol, autoritet akuzojnë Rusinë
  • Ursula von der Leyen shpall sanksionet e reja kundër Rusisë.
  • Ukraina dhe Rusia bien dakord për hapjen e 6 korridoreve të reja humanitare.
  • Mbi 5 mijë civilë të evakuar nga Sumy mbërrijnë në Poltava.
  • Klikoni këtu për të lexuar përmbledhjen e ngjarjeve kryesore të ditës së martë.

21:49 – Ministri i Jashtëm ukrainas mbërrin në Turqi për takimin me homologun rus

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka mbërritur në Turqi, ku pritet të takohet të enjten me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Me ftesë të presidentit turk Erdogan, ata do të takohen në Antalia në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

21:45 – Evakuohen nga Kievi mbi 3 mijë civilë

Ministria e Brendshme raporton se më shumë se 3 mihë persona kanë arritur të largohen nga pjesët e pushtuara të qyteteve Irpin dhe Vorzel.

Rreth 100 autobusë dhe ambulanca ndihmuan në operacionin e evakuimit të disa qindra fëmijëve dhe të moshuarve.

Ministria e Brendshme theksoi se Rusia pretendohet të ketë shkelur sërish armëpushimin dhe se nuk ka lejuar evakuimin e dhjetëra civilëve të tjerë.

21:35 – Mbi 1 mijë civilë të vrarë në Mariupol, sipas autoriteteve

Qeveria ukrainase njoftoi të mërkurën se “mbi 1 mijë civilë janë vrarë nga bombadimet e rusëve në zonat rezidenciale”.

Autoritetet lokale kanë nisur varrimin e tyre në varre masive.

 

19:20 Mbërrin në Zaporizhia autokolona me civilët e evakuuar nga Energodari

Civilët e evakuuar nga Energodar, Dniprorudne dhe Vasylivka kanë mbërritur në Zaporizhia.

12 autobusë dhe 100 automjete, të prirë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, kanë transportuar civilët drejt destinacionit të sigurt.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave

18:39 – Putin do ta paguajë për krimet e tmerrshme, Johnson dënon sulmin në maternitet

Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi bombardimin e një spitali për fëmijë dhe një materniteti në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol të mërkurën.

Në një postim në Twitter, ai tha se Britania “po shikon mundësinë për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore dhe ne do ta bëjmë Putin të paguajë për krimet e tij të tmerrshme”, duke shtuar hashtag “#PutinMustFail”.

18:14 – Blinken apel Moskës: Lejojini ukrainasit të largohen

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që “po bombardohen në mënyrë të pamëshërshme” nga trupat rusë.

“Rusia pushtoi Ukrainën pa asnjë justifikim”, tha ai, teksa shtoi se duhen respektuar korridoret e gjelbra për largimin e civilëve nga qytetet e pushtuara.

18:12 –17 të lënduar pas sulmit në qendrën spitalore në Mariupol

Të paktën 17 persona janë plagosur pas bombardimit në një spital të Mariupolit, sipas autoriteteve të ushtrisë në rajonin e Donjeckut.

Të lënduar kanë mbetur staf mjekësor dhe gra shtatzëna, por nuk ka viktima mes fëmijëve, konfirmoi Pavlo Kyrylenko, kreu u administratës ushtarake në rajonin e Donjeckut.

16:23 – “Ka fëmijë nën rrënoja”, Zelensky dënon sulmin e Rusisë

Zelensky tha të mërkurën se bombardimi i spitalit në Mariupol është një akt mizor dhe ka akuzuar shtetet e Perëndimit se po ‘bëhen palë me terrorin’.

“Sulm i drejtpërdrejt ndaj spitalit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. Akt mizor! Edhe për sa kohë bota do bëhet palë duke injoruar terrorin? Mbyllni hapësirën ajrore, tani! Ndalni vrasjet! Ju e keni pushtetin por duket se po humbisni humanizmin”

15:35 – Rusia bombardon spitalin e fëmijëve në Mariupol

Një maternitet në Mariupol është kthyer në rrënoja pas një sulmi ajror nga forcat ruse, deklaroi të mërkurën Këshilli Bashkiak i qytetit.

Së fundmi, materniteti ishte kthyer në një qendër spitalore për fëmijë.

“Trupat pushtuese të Rusisë kanë hedhur disa bomba mbi spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është i përmasave kolosale”, thuhej më tej në njoftim.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Video/ Kortezi: Këshilli Bashkiak Mariupol

14:57 – Polonia pret 150 mijë refugjatë ukrainas në ditë, sipas UNHCR

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)  thotë se më shumë se 1.2 milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus.

Polonia ka pranuar më shumë se një milionë refugjatë ukrainas në më pak se një javë

14:00 – BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE do i përgjigjet agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës me sanksione të reja.

Sanksionet e reja pritet të prekin:

  • 160 individë: oligarkë dhe anëtarë të Këshillit të Federatës ruse
  • Sektorin bankar të Bjellorusisë
  • Eksportet e pajisjeve të teknologjisë së lundrimit detar në Rusi
  • Asetet në kriptovaluta

13:33 – Dëmtohet impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Mykolaev

Kanali televiziv shtetëror i Mykolaevit raporton se si pasojë e një sulmi nga ushtria ruse rreth orës 9 të mëngjesit, janë dëmtuar impiantet e trajtimit të ujërave të zeza të qytetit.

“Predhat e agresorit kanë dëmtuar sistemin elektrik të impiantit, duke sjellë mosfunksionimin e trajtimit mekanik të ujërave të zeza,”, thuhej në njoftimin e Ndërmarrjes Komunale (ITUC) “Nikolaevvodokanal”.

Foto: Ndërmarrja Komunale (ITUC) “Nikolaevvodokanal

13:17 – Erdogan shpreson të ndërmjetësojë armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se shpreson që takimi i së enjtes në resortin e Antalias midis dy ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të “hapë derën për një armëpushim të përhershëm”.

13:13 – “Mbyllni qiellin mbi Ukrainë”, koncert në Sheshin Pavarësia në Kiev

Orkestra Klasike e Kievit ka organizuar një koncert në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytet me titull “Qiej të lirë”.

Artistët kanë zgjedhur këtë mënyrë për të treguar mbështetjen e tyre për Presidentin Zelensky, si dhe kërkesës së tij drejtuar liderëve botërorë për mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës.

Copy of Unnamed Design by Euronews Balkans

12:56 – Ukraina ndalon eksportin e drithërave

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, thekrën, elbin, kripën dhe mishin, sipas një rezolute të kabinetit të publikuar të mërkurën, raporton CNN.

Ministri i Politikave Agrare Roman Leshchenko tha se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë” dhe “për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.

12:13 – Mariupoli, qyteti në Ukrainë në prag të një krize humanitare

Mariupoli vazhdon t’i bëjë rezistencë ushtrisë ruse, të cilët kanë rrethuar qytetin që prej datës 1 mars duke mos lejuar autokolonat humanitare të ndërhyjnë për të evakuuar civilët.

Design by Euronews Balkans

11:46 – Kosova heq vizat me Ukrainën 

Shtetasit ukrainas do të mund të futen e të qëndrojnë në Kosovë pa pasur nevojë për vizë.

Vendimi u votua nga qeveria të martën.

11:19 – Zelensky: Armiku mund të na shkatërrojë shtëpitë, por jo shpirtin tonë të lirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka shpërndarë një video-mesazh të ri ku i jep kurajë ukrainasve për të vazhduar rezistencën kundër pushtimit rus.

“Armiku mund të shkatërrojë muret e shtëpive tona, shkollave tona, kishave tona. Mund të shkatërrojë ndërmarrjet ukrainase. Por kurrë nuk do të arrijë të shkatërrojë shpirtin tonë, zemrën tonë dhe aftësinë tonë për të jetuar të lirë. Luftoni me guxim”, tha ai.

Volodymir Zelensky

10:30 – Dhjetëra pallate të shkatërruara pas sulmit në Kharkiv

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ka publikuar disa pamje nga Kharkivi, pas sulmit nga ushtria ruse gjatë natës.

Design by Euronews Balkans

10:12 – Mbretëria e Bashkuar i bën të jashtëligjshëm avionët rusë

Ministrat britanikë njoftuan se duke nisur nga sot, avionët e drejtuar nga kompani apo individë rusë nuk do të mund të hyjnë në hapësirë ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky sanksion i ri do të përfshijë çdo avion të regjistruar nën pronësinë e një kompanie ruse, përfshi çarturat privatë të oligarkëve rusë.

Ky sanksion i ri vjen disa ditë pasi qeveria britanike konfirmoi se deri në fund të vitit, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë të gjithë importet e naftës ruse.

10:00 – Shkatërrohet baza ushtarake ruse pranë Kharkivit

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një bazë ushtarake të Rusinë në Kharkiev, konfirmoi të mërkurën kreu i administratës rajonale, Oleh Synegubov.

Nga kjo bazë lëshoheshin sulme të shumta ajrore drejt periferisë së Kharkivit.

09:20 – Çelen 6 korridore të gjelbra të reja për evakuimin e civilëve

Zv-kryeministrja, Iryna Vereshchuk njoftoi mëngjesin e së mërkurës për hapjen e 6 korridoreve të reja humanitare për të mundësuar evakuimin e civilëve.

  • Energodar – Zaporozhye
  • Sumy – Poltava
  • Izyum – Lozova
  • Mariupol – Zaporozhye
  • Volnovakha – Pokrovsk
  • Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin, Gostomel – Kiev

Vendimi ka ardhur pas një marrëveshje të re për armëpushim të përkohshëm me Rusinë.

09:10 – Rinisin evakuimet nga Sumy

Evakuimet nga rajoni Sumy do të vazhdojnë edhe të mërkurën nga ora 9 deri në 21, konfirmoi Shtabi Koordinues për Çështje Humanitare.

08:42 – 22 të vdekur nga sulmi ajror rus në qytetin ukrainas

22 njerëz humbën jetën nga një sulm ajror rus në qytetin Sumy, në Ukrainë natën e të hënës.

08:17 – Rusia shpall armëpushim për evakuimin e civilëve

Rusia ka shpallur një tjetër armëpushim për të lejuar civilët në qytetet ukrainase që janë nën sulm që të largohen, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse.

02:30 – Mbërrijnë 5000 të evakuuarit e parë 

Zv-drejtori i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kirill Timoshenko, tha se mbrëmjen e së  martës kanë mbërritur në Poltava,rreth 5 mijë civilë të evakuuar nga Sumy.

Ky është evakuimi i parë i suksesshëm i popullsisë civile drejt vendeve të sigurta përmes korridoreve të gjelbra.

Video/ Kortezi: Kirill Timoshenko

Design by Euronews Balkans

00:40 – Zelensky: Perëndimi do na ndihmojë për rindërtimin

“Do të ketë një Plan të ri Marshall për Ukrainën. Perëndimi do të krijojë një paketë mbështetjeje. Këtë e tha sot kryeministri britanik, një njeri i fjalës dhe mik i sinqertë i Ukrainës”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e së martës presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një video-mesazh shpërndarë në profilin e tij në Telegram.

23:50 – Ferrari, Lamborghini dhe Rolex ndërpresin shitjet në Rusi

Mbrëmjen e së mërkurës tre marka luksoze njoftuan se do i bashkohen kompanive të tjera në mbarë botën që kanë pezulluar të gjitha aktivitetet e biznesit me Rusinë.

Ferrari dhe Lamborghini thanë se nuk do të prodhojnë më makina për tregun rus, deri në një njoftim të dytë.

Marka britanike e orave Rolex tha se do të ndalë dërgesat drejt Rusisë.

23:40 – 5 viktima, mes tyre dy fëmijë, pas sulmit ajror në Zhytomyr

7 persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 1-vjeç, janë vrarë pas një sulmi ajror në qytetin Malyn, në rajonin e Zhytomyrit, raportojnë Shërbimet e Emergjencës Shtetërore.

Si pasojë e sulmit, 9 banesa njëkatëshe janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pasi dyshohet se mund të ketë ende persona nën rrënoja.

23:30 – “E vështirë t’i kesh besë pushtuesit”, ushtria ukrainase i përgjigjet propozimit rus për armëpushim

Forcat e Armatosura të Ukrainës i janë përgjigjur propozimit rus për të vendosur një armëpushim të ri mëngjesin e së mërkurës në Kiev.

Sipas tyre, Rusia do i kërkojë Ukrainës të bjerë dakord për krijimin e korridoreve të gjelbra dhe do të njoftojë ambasadat, OKB, OSBE dhe Kryqin e Kuq rreth orës 2 pas mesnate.

Por mesazhi përmbyllet me fjalinë “Është e vështirë t’i kesh besë pushtuesit”.

22:05 – Coca-Cola pezullon të gjitha aktivitetet në Rusi

Pas një presioni të fortë për bojkotimin e pijes së famshme amerikane, kompania njoftoi se do të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet në Rusi.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?