Presidenti amerikan tha për mediat se është skeptik ndaj pretendimeve të Rusisë se do të tërhiqte trupat nga Kievi dhe do të fokusohej në lindje të vendit.
“Është një pyetje e hapur nëse ai në të vërtetë po tërhiqet”, u tha Joe Biden gazetarëve.
“Deri tani, nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat e tij nga Kievi. Ka gjithashtu prova që ai po forcon trupat e tij në zonën e Donbasit”, tha ai.
Në takimin e zhvilluar mes negociatorëve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi, pala ruse u zotua se do të reduktonte operacionet ushtarake në 2 qytete të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU: